Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes


Pas një tjetër rekordi lidhur me numrin e të infektuarve, ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo paralajmëron qytetarët se më e keqja nga koronavirusi nuk do të vijë vetëm nëse tregohet kujdes në përditshmëri nga të gjithë. Zbatimi i rregullave sipas saj, është mënyra e vetme për të luftuar sëmundjen.

“Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri!

Respektoni Rregullat:

-Ruani distancën 1.5 metër
-Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca
-Lani shpesh duart
-Dezinfektoni ambientet

Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!”- shkruan ministrja krahas një videoje e cila tregon se sa e lehtë është të infektohesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *