Vendosni fjalën kyçe....

“Marrëveshja për Portin e Durrësit bie ndesh me Kushtetutën, kompanitë me pronarë në parajsat fiskale” – Zyrtarja demokrate


Sekretarja për Transparencën në PD, Ledina Mandia, pohoi sot se projektligji për Portin e Durrësit bie ndesh me procedurën si dhe cenon integritetin territorial.

Një një intervistë për Syri Tv, zyrtarja e selisë blu theksoi se problem i këtij projektligji është edhe cenimi i konkurrencës e prokurimit publik duke favorizuar disa kompani të panjohura me pronarë në parajsa fiskale.

“Marrëveshja është në kundërshtim me procedurën për mënyrën si është kaluar dhe mënyrën që është ndjekur për procedura të përshpejtuara. S’ka transparencë. Kemi cenim të integritetit territorial për sa kohë bëhet fjalë për 79 hektarë në Portin e Durrësit. Presidenti i Republikës është anashkaluar. Ajo cenon marrëveshjen e stabilizim-asocimit dhe ka shkelje të dispozitave kushtetuese. Maarrëveshja i krijon mundësi pa garë kompanive të preferuara, kompani të panjohura, me pronarë në parajsa fiskale dhe që s’bëhen transparente nga qeveria se kush janë.” – tha ndër të tjera Mandia.