Vendosni fjalën kyçe....

Trump akuzon Rupert Murdoch e Fox News për promovimin e Ron DeSantis


Ish-presidenti amerikan Donald Trump shprehu zemërimin e tij ndaj Fox News dhe pronarit Rupert Murdoch për promovimin e guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis pas zgjedhjeve afatmesme.

“NewsCorp, e cila është Fox, Wall Street Journal dhe New York Post është e gjitha në mbështetje të Guvernatorit Ron DeSanctimonious.” – tha presidenti në mediat sociale.

Që prej zgjedhjeve afatmesme, perandoria mediatike e Murdoch filloi të godiste Trump, shkruan Breitbart.

Wall Street Journal botoi gjashtë editorial kundër Trump, duke përfshirë një që e quan atë ‘humbësi më i madh i Partisë Republikane’.

“Ai tani ka dështuar në 2018, 2020, 2021 dhe 2022.” – thuhej në editorialin e publikuar të mërkurën.

New York Post publikoi të mërkurën në mëngjes një kopertinë ku shfaqej DeSantis si e ardhmja e Partisë Pepublikane.

Të enjten, New York Post shfaqi një kopertinë që tallte ish-presidentin si ‘Trumpty Dumpty’ për dështimin për të përfunduar murin kufitar në kufirin me Meksuikën, duke e lënë partinë në rrënim.

Ish-presidenti, qartësisht i pakënaqur me mbulimin e DeSantis nga Fox News, përmendi në mediat sociale zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kur rrjeti u përpoq ta ndalonte atë të fitonte zgjedhjet paraprake republikane.

“Kjo është njësoj si në vitet 2015 e 2016, një sulm në media, kur Fox Neës më luftoi deri në fund derisa fitova.” – shkroi ai, duke pretenduar përpjekjen nga rrjeti mediatik për ta gjunjëzuar në zgjedhjet paraprake republikane të vitit 2016.

Trump kujtoi se Wall Street Journal u dëshpërua për kandidatin e dështuar presidencial Jeb Bush dhe politikat e tij gjatë zgjedhjeve paraprake republikane.

Ish-presidenti madje propozoi që CNN të krijonte një rrjet rival konservator lajmesh kabllor që ‘do më kishte vetëm mua në të’.

“Unë do të isha rrjeti më i suksesshëm në histori.” – tha Trump.

“Fox ia doli vetëm sajë meje, Twitter-i ia doli vetëm sajë meje, madje edhe Facebook-u tani është në valle, pasi ka humbur pothuajse 90 miliardë dollarë në vlerën e tij që kur u largova.”

“Për mua, Fox News ka qenë i zhdukur gjithmonë, madje edhe në 2015-16 kur fillova ‘udhëtimin’ tim, por tani ata janë zhdukur vërtet.” – shkroi Trump.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breitbart