Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy vëllezër në Suedi, akuzohen se spiunuan për Rusinë


Prokurorët kanë akuzuar dy vëllezër suedezë për ‘spiunazh’ në favor të Rusisë, raportuan mediat vendase të premten.

Raportet e mediave suedeze thanë se ata janë identifikuar si Peyman Kia, 42 vjeç dhe Payam Kia, 35 vjeç.

Sipas raportimeve, vëllezërit janë me origjinë iraniane dhe akuzohen se kanë punuar me inteligjencën ushtarake të Rusisë ‘GRU’ për një dekadë nga shtatori 2011 deri në shtator 2021.

Vëllai i madh ka qenë menaxher i rangut të lartë në një agjenci qeveritare suedeze në kohën e arrestimit të tij në shtator 2021, raportoi media publike SVT.

Ai ka punuar më parë për shërbimin e brendshëm suedez të sigurisë SAPO dhe agjencinë e huaj të inteligjencës MUST.

Vëllai tjetër u arrestua në nëntor 2021

Të dy kanë mohuar çdo akuzë, sipas raporteve të mediave suedeze.