Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Berishën: Po i bën vendit atë që i kanë bërë politikanë dhe xhagajdurë që nga 1912


Gjatë një takimi me të rinjtë në Kamëz, kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se Shqipëria është një nga vendet më të rrezikshme në Ballkan dhe Evropë.

Rama thotë se kjo që po bën Berisha është e njëjta gjë që i kanë bërë Shqipërisë “politikanët dhe xhagajdurët” që nga vitit 1912.

“Të thuash në mediat britanike që Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë, kjo nuk është të bësh politikë këtu. Kjo është të bësh fiks ata që i kanë bërë këtij vendi një soj politikanësh dhe xhagajdurësh publik që nga 1912. Ndryshojnë emrin, pamjen, por janë i njëjti soj. Sepse të thuash atë, do të thotë ti thuash atyre atje mos hajeni këtu për turizëm, mos hajeni të paguani njerëzit tanë që kanë ngritur industrinë e mikpritjes, ndërkohë që turizmi është një nga motorët e zhvillimit të ekonomisë tonë.

Sot Shqipëria nuk është ajo që duhet të jetë, se po të ishte nuk do isha këtu me Rakipin të flisja. Por nëse kthehen kokën pas Shqipëria është njësoj në të gjitha drejtimet si ky liqen këtu, por të kthesh kokën pas është dita me diellë me natën pa hënë. Po të shofësh me sytë e të ardhmes, kjo këtu nuk është ajo që duhet të jetë.”– tha Rama.

Në këtë takim ai u ndal tek emigrimi masiv i shqiptarëve, ku tha se edhe një qeveri e ardhur “nga Hëna” mund të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Emigrimi nuk është trend të në gjithë Evropën. Këto trende s’po vijnë si pasojë e politikës së degjeneruar, pasi asnjë lloj skuadre politike, pasi ju e dini se unë nuk kam asnjë respekt për ata që ishin para nesh, por asnjë skuadër politike s’do të kishte mundur dot, e ardhur dhe nga hëna, që të mbyllte derën dhe t’i mbante shqiptarët këtu që të gjithë. Kjo do të thotë që këtu në një periudhë kohe të shkurtër, për një periudhë të tillë nuk është e gjatë, që të bëhej si Gjermania, apo Zvicra. Kjo nuk është e mundur. Po të ishte e mundur do kishte ndodhur diku tjetër. Po të ishte se këtu do ta kishin të gjithë fajin ‘politikanët e poshtër’, atëherë me siguri në vendet e tjera do kishin dalë politikanë apo udhëheqës që s’do ta kishin lejuar një lloj trendi. Por kjo s’ka ndodhur. Më tregoni një vend sot, jo nga ata që janë në nivelin tonë, por në Europën e Bashkuar, ku të rinjtë nuk ikin nga fshati. Kjo është gjëja më normale. Diku më shumë e diku më pak. Më tregoni një vend pas vitit 90 që s’ka pasur largime masive.”- tha Rama.