Vendosni fjalën kyçe....

Meta: PL dënon politikat e qeverisë për rritjen e shumës së gjobave për biznesin e vogël


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dalë në mbështetje biznesit të vogël ku disa prej pronarëve shprehën shqetësim për politikën e qeverisë për të rritur gjobat.

Meta shkruan se PL dënon politikat që shkatërrojnë konkurrencën dhe tregun e lirë duke favorizuar monopolet e lidhura me qeverinë.

Partia e Lirisë mbështet kërkesat e drejta të biznesit.

Partia e Lirisë dënon politikat e “Rilindjes” antibiznes që kanë shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë duke favorizuar monopolet e lidhura me Qeverinë dhe importuesit në dëm të prodhimit vendas dhe mbrojtjes të vendeve të punës.

“Rilindja” ka shkatërruar sigurinë juridike ndaj Shqipëria është e fundit në rajon lidhur me klimën ndaj biznesit.

Vetëm shporrja e “Rilindjes” nga pushteti i grabitur me vota të vjedhura i jep frymëmarrje dhe liri për t’u zhvilluar biznesit dhe sipërmarrjes të lirë, si edhe fuqizimit të prodhuesve shqiptarë.

Të gjithë së bashku në 12 Nëntor për t’i dhënë fund këtij regjimi gjobvënës ndaj biznesit të ndershëm!”-shkruan Meta.