Vendosni fjalën kyçe....

Man.City fiton në frymën e fundit ndaj Fulham


Manchester City ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premierligë.

Kampionët në fuqi të Anglisë shënuan fitore këtë të shtunë kundër Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 2:1.

Kjo fitore për “Qytetarët” erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, falë golit të shënuar nga Erling Haaland (90+5′) nga pika e penalltisë. Goli i parë ishte shënuar nga Julian Alvarez (16′).

Andreas Pereiras (28′) e shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Vlen të theksohet se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola luajti me një futbollist më pak nga minuta e 26-të, pasi Joao Cancelo u ndëshkua direkt me karton të kuq dhe u përjashtua nga loja.

Manchester City pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe prin tani në tabelë, me një pikë më shumë se Arsenali. “Topçinjtë” ndeshjen e kësaj jave e luajnë nesër, kundër Chelseat.

Fulhami ndodhet në pozitën e tetë më 19 pikë.