Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç para deputetëve: Me Kosovën s’mund të kemi konflikt të ngrirë, kompromisi e vetmja zgjidhje


Presidenti serb Vuçiç ka thënë para deputetëve në parlament se vendit nuk i duhet një konflikt i ngrirë me Kosovën.

Ai ka theksuar se nuk është koha për të ‘pritur shumë’ dhe se si zgjidhje përfundimtare sheh marrëveshjen mes dy palëve duke poshuar se nuk e di ende cila mund të jetë ajo.

Vuçiç tha se zgjidhja e çështjes së Kovoës është detyrimi që politika serbe u ka qytetarëve të vendit.

Kreu i shtetit serb tha para deputetëve se ai nuk do e njohë kurrë pavarësinë e Kosovës teksa iu referua takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Kurti në Bruksel në datën 15 qershor.

“Unë reagova ashpër dhe iu kundërpërgjigja palës tjetër. Nuk janë çështjet vetëm a dëshiron ta pranosh apo jo. Nuk është vetëm kaq, është më e ndërlikuar se kaq. Zgjidhja me kompromise është e vetmja zgjidhje, por kur me pyesni se cili është kompromis ju them se nuk e di, por duhet të vijmë tek kompromisi.” – ka vazhduar ai.