Vendosni fjalën kyçe....

Mungonte Ardian Çapja në sallë, shtyhet seanca për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan


Shtyhet seanca gjyqësore ndaj shtetasve Ardian Çapja, Etien Cani, Klajdi Dokoli, Florenc Çapja dhe Olsi Leku, të cilët akuzohen për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit (babë e bir) në Elbasan.

Sipas televizionit “News 24” shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa në sallë e Ardian Çapjas, i cili duhet të jepte deklarime në kuadër të dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Çapja nuk ishte prezent në seancë me argumentin se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe kishte kërkuar shtyrjen e seancës.

Sipas televizionit, seanca e radhës pritet të mbahet më 9 nëntor në orën 12:00.