Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Standardi i dyfishtë, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë për llamarina pa leje, në Tiranë falen oligarkët


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka sulmuar qeverinë duke thënë se fal oligarkët për katet shtesë, por jo qytetarët e thjeshtë.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi tregon rastin e ndjekjes penale për një 64-vjeçar nga Vlora i cili ka ndërtuar një çati me llamarina.

Ai shprehet se ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës.

“Në Vlorë arrestohet 64-vjeçari për llamarina pa leje (çati me teneqe), në Tiranë falen oligarkët për kate, pallate dhe kulla pa leje.
Ky është standardi i dyfishtë dhe modeli qeverisës shtypës i Edi Ramës: Ndëshkim, arrestim dhe burg për më të dobëtit. Favorizim, legalizim dhe liri për më të pasurit!
Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet përpara vullnetit të qytetarëve të lirë!”- shkruan Blushi.