Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid shënon dy gola në pjesën e parë ndaj Barcelonës (VIDEOT)


Real Madrid dhe Barcelona po masin sot forcat në kuadër të “La Liga”-s, e duket se kjo e fundit nuk i ka aspak punët mirë.

Pjesa e parë u mbyll me dy gola nga Real Madrid, me Karim Benzema dhe Federico Valverde që arritën të fusnin golin në portë.

 

Valverde tani ka katër gola në La Liga këtë sezon, rikthimi i tij më i mirë ndonjëherë…

Këto nuk ishin dy topat e vetëm që skuadra e Real Madrid arriti të fuste në portë. Por goli i tretë, i shënuar nga Benzema nuk u quajt nga gjyqtarët për shkak se ishte në pozicion jashtë loje.

Sikurse vihet re në videon e mëposhtme, ndërsa Benzema nis festën arbitri ia pret gëzimin në mes francezit me një rënie të bilbilit.

 

Takimi po luhet në Estadio Santiago Bernabeu.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid (4-3-3): Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Tchouaméni, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Koundé, Eric, Balde; Busquets, Pedri, De Jong; Raphinha, Lewandowski, Dembélé.