Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH-ja: Segmentet rrugore që kalohen me zinxhirë


ARRSH-ja ka njoftuar së fundmi se cilat janë akset rrugore problematike në vend për qarkullin e mjeteve. Duhet të themi se temperaturat vijojnë të jenë të ulta ku nuk mungojnë as reshjet e dëborës.

Njoftimi:

Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir.
Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, qarkullimi është i mundur pa zinxhir, por duhet të bëhet me kujdes.
Në Pukë Fushë Arëz Qafë Mali, Hani i Hotit Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.
Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir. Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir.
Segmenti Kukës Krumë, Krumë Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir. Rekomandojmë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshë sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *