Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Korçë-Pogradec


Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë.

Sipas uniformave blu, një 67-vjeçar që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet O. A., 27 vjeç, banues në Korçë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar nga policia.

“Më datë 16.10.2022, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, automjeti tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi O. A., 27 vjeç, banues në Korçë, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”– bëjnë me dije uniformat blu.