Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e Ramës për të rinjtë e Kukësit: Ato 30 mijë paundë që harxhoni për të ikur me gomone, më mirë i investoni në agroturizëm


Nga një konferencë për mediet, kryeministri Edi Rama kishte një mesazh për të rinjtë që tentojnë të emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshme, shpesh duke rrezikuar edhe jetën me gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe. Kryesisht të rinjtë e Kukësit.

Rama u thotë se shumat e mëdha monetare që paguajnë për t’u larguar në kërkim të “parajsës” mund t’i përdorin për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, duke investuar në sektorin e agroturizmit.

“Ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë rrugët e emigracionit klandestin në kërkim të parajsës që nuk kanë për ta gjetur, me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre atje në Kukës. Le të shkojnë dhe të pyesin. Ne jemi gati t’i mbështesim ata të rinjtë që duan të bëjnë agroturizëm në Kukës. Fitojnë shumë më shumë se nga çdo punë në të bardhë apo të zezë në Angli. Nga ana tjetër është fakt që agroturizmi kudo po jep rezultat për ata që e marrin përsipër.”– tha Rama.