Vendosni fjalën kyçe....

Koncesionit i sterilizimit, vijon hetimi edhe për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj


SPAK po vijon hetimet për koncesionin e sterilizimit edhe ndaj ish-zyrtarëve të tjerë, mes të cilëve është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Ky i fundit u paraqit në SPAK pak kavë më parë lidhur me koncesionet në shëndetësi mes të cilëve edhe ai i sterilizimit u dha gjatë kohës që ai ka qenë ministër Shëndetësie.

Lidhur me koncesionin më herët janë marrë në pyetje edhe ish-ministrja e FInancave Anila Denaj e ish-zv.ministri i Beqajt, Klodian Rrjepaj, i cili është arrestuar sot, bashkë me biznesmenin Ilir Rrapaj.

Në qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup-it në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Sipas SPAK ka prova se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Koncesioni i sterilizimit është denconcuar e kallëzuar më herët nga Nisma Thurje e PD-ja. KLSH ka gjetur se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.