Vendosni fjalën kyçe....

E ankoruar prej disa muajsh, fundoset anija e peshkimit në Durrës


Një anije peshkimi në Portin e Durrësit është fundosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas peshkatarëve që kanë folur për “News 24”, anija qëndronte e ankoruar prej disa muajsh në port dhe se ka qenë e amortizuar.

Nuk ka informacione në pronësi të kujt ishte anija e cila u fundos dhe rrethanat e ngjarjes.