Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Jemi dakord me propozimin e PD-së për hapjen e dosjeve, të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara komuniste


PS-ja e pjesa e PD-së që përfaqësohet nga mbështetësit e ish-kreut Basha kanë arritur parimisht marrëveshjen për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas ministres socialiste Spiropali, shumica është dakord me propozimin e PD-së për hapjen e dosjeve, në mënyrë që vendi të ndahet njëherë e mirë nga e shkuara.

Spiropali e bëri deklaratën gjatë një mbledhjeje në Komisionin e Ligjeve ku u pyet nga deputetët e PD-së lidhur me propozimin e saj për hapjen e dosjeve dhe dekomunistizimin.

“Referuar propozimit tuaj, për deklasifikimin e dokumenteve që kanë lidhje me sigurimin e shtetit, me sa kuptoj nga opinioni që ka dhënë autoriteti nuk ka asgjë të keqe. Do ishte gjëja e duhur për tu bërë që të ketë deklasifikim por duke ruajtur diskrecionin e autorit, që kur identifikohen dokumentet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare të mos deklasifikohen. Janë pak çështje që ne biem dakord por një çështje që kërkon pastrimin e politikës por edhe jetës publike nga njerëz që kanë ushtruar aktivitete të dëmshme dhe kriminale  gjatë kohës që kanë qenë pjesë e hierarkisë se sigurimit, të mos kenë më vend në politikë. Do ta bëjmë si element të vullnetit tonë të fortë për t’u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara.” – tha Spiropali.