Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona kërkon blerjen e Joao Felix


Barcelona po planifikon të bëjë një ofertë për Joao Felix.

Ylli portugez po tregon paraqitje mjaft të mira për Barcelonën dhe kjo ka bërë që katalonasit të mendojnë për një ofertë.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona planifikon të ofrojë 30-40 milionë euro për Joao Felix këtë verë.

Megjithatë, Atletico Madrid dëshiron mes 70-80 milionë euro.

Nëse oferta e tyre refuzohet, Barcelona do të tentojë ta sigurojë Joao Felixin në formë huazimi edhe për një sezon tjetër.