Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj në Komisionin e Ligjeve: Kemi propozuar hapjen e dosjeve, të heqim psikozën e shantazhit në politikë


Kreu i grupit parlamentar demokrat Alibeaj tha sot se PD-ja e ka paraqitur amendamentin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit 32 vite pas rënies së komunizmit pasi shoqëria shqiptare ka nevojë të njohë të shkuarën.

Sipas tij, kjo do mundësojë heqjen e shantazhit që përdoret në politikë duke u bazuar te dosjet. Propozimit të PD-së iu përgjigj pozitivisht ministrja socialiste Spiropali, e cila tha se kjo duhet bërë për t’u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara.

“Ne kemi paraqitur këtë amendament, pasi 32 vitesh të rënies së komunizmit, edhe të sigurimit të shtetit, shoqëria ka nevojë që të njohë të shkuarën e vet për shumë arsye për të parë se cilat kanë qenë viktimat e sistemit diktatorial, posaçërisht vepër e sigurimit të shtetit. Për të hequr njëherë e përgjithmonë, psikozën e shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit që aplikohet edhe në politikë. Nuk ka zgjidhje më të mirë për të hequr shantazhin sesa të deklasifikohen. Kjo është një arsyet që na ka shtyrë ne. Ka ardhur ky projekt ligj i ri që synon të shfuqizojë ligjin në fuqi. Nuk shoh të keni trajtuar këtë çështje.” – tha Alibeaj.