Vendosni fjalën kyçe....

“Ish-studenti i Sorosit Lulzim Basha investitori i sulmeve ndaj meje në media e portale” – Kryemadhi (Video)


Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka akuzuar ish-kreun e PD-së Lulzim Basha se qëndron pas sulmeve denigruese ndaj saj dhe familjes së saj në disa portale.

Në një video në rrjetet sociale ajo shkruan se Basha është investitori strategjik pas sulmeve ndaj saj. Në fund Kryemadhi paralajmëron se dosja e financimit rus për lobim në SHBA do hapet një ditë nga SPAK.

“Përshëndetje miq. E kuptoj që jeni të shqetësuar për fushatën shpifëse dhe denigruese ndaj meje, por mos u shqetësoni. Unë mendoj se pseudogazetarët, që shpërndajnë lajme siç shpërndajnë edhe gjëra të tjera, mund të ndikojnë në jetën time apo në përditshmërinë time.

Por do t’iu them vetëm dy gjëra. Ka kohë që portale të vogla, që kanë burime financiare në zyra ose në servera, kanë nisur një fushatë denigruese ndaj meje dhe familjes sime.

Nuk kam asnjë lloj problemi, pushka top iu bëftë, por dua t’iu kujtoj vetëm një gjë: e zbulova se kush ishte investitori strategjik i tyre, dhe nuk ishte njeri tjetër veçse ish-luftëtari im i opozitës, Lulzim Basha, të cilin e vlerësoj për guximin që ka, sepse është investuar edhe në mediat e “showbizit” politik dhe gazetarë përtej politikës.

Lidhjet që ka ai janë si të një ish-studenti të Soros dhe me gazetarë që deri më sot janë paguar nga fondacionet e tij, por dua t’iu theksoj dy gjëra: Dosja e financimit rus për lobim në SHBA vërtet ka zënë pluhur në zyrat e SPAK, por nuk është mbyllur dhe një ditë do të hapet.

Kur të merrni ato zarfera me lekë, të dini origjinën e atyre parave, sepse nesër mund të thuhet se me para ruse është financuar media e lirë”, thotë Kryemadhi.