Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Rama koka e organizatës kriminale të inceneratorëve, ora e drejtësisë po afron


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se është ai koka e “organizatës kriminale” të aferës së inceneratorëve.

Ish-presidenti paralajmëron se ora e drejtësisë po afron.

“Edi Rama është koka e organizatës kriminale që ideoi dhe po përfiton dhjetëra miliona euro nga afera e inceneratorëve. Të gjithë shqiptarët janë të vjedhur, por në veçanti banorët e Tiranës janë më të prekur, sepse me firmën arbitrare dhe të paligjshme të Erion Veliaj, ata janë futur në borxh për 30 vitet e ardhshme. Nevoja për ndëshkim është ulëritëse! Ora e Drejtësisë po afron!”-shkruan Meta në “Facebook”, ndërsa ndan edhe një video të tij nga një studio televizive, ku bën të njëjtën deklaratë.