Vendosni fjalën kyçe....

Takimi në KQZ/ Ambasada Amerikane: Yuri Kim kërkoi të rritet transparenca në financimin e fushatave


Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim mesditën e sotme me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe me përfaqësues të partive politike.

Sikurse bën me dije ambasadasa e SHBA-ve përmes një njoftimi, zonja Kim u bëri thirrje që rritet transparenca e financimit të fushatave.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve.”- shkruan Ambasada.