Vendosni fjalën kyçe....

Brahaj: PD-ja kishte mbi 900 mijë dollarë para të ligjshme në 2017, raporti i ndërkombëtarëve nuk gjeti parregullsi në deklarimet financiare


“Financimet ruse” në Partinë Demokratike, janë rikthyer në qendër të debatit të politikës sërish pas publikimit të një artikulli në Zërin e Amerikës.

Drejtuesja “Open Data Albania” Aranita Brahaj ka publikuar transfertat bankare të vitit 2017 që ka përfituar Partia Demokratike nga KQZ-ja dhe Ministria e Financave të cilat janë rreth 983 mijë dollarë.

Ne vitin 2017, Partia Demokratike arkëtoi nga Fonde Publike Buxhetore alokuar nga KQZ dhe Ministria e Financave jo pak por 108 157 230 lekë, në dollarë rreth 983 mijë USD. Këto fonde i takonin asaj si financim vjetor dhe financim për fushatë zgjedhore Parti Parlamentare”-shkruan Brahaj.

Transaksionet bankare të Partisë Demokratike janë publikuar edhe në portalin Spendin Data (shiko këtu) dhe janë lehtësisht të verifikueshme shumat e përfituara nga buxheti.

Transaksionet e Partisë Demokratike në vitin 2017

Këto para të përfituara nga ligji i mjaftonin PD-së për t’i shpenzuar edhe për lobim dhe sipas Brahajt PD-ja nuk kishte pse të merrte para nga ruse.

Nga këto fonde (jo ruse) të taksapaguesve shqiptar, kjo parti ka ende të pashpenzuara edhe pas 2017.

Fonde të tilla kjo parti i arkëton edhe në vite të tjera të zakonshme apo vite elektorale. shiko Spending Data Albania Transferta për Partitë.

Se pse duheshin 500 mijë usd ruse në 2017, kur partia kishte lek të pastra për të justifikuar 500 mijë USD lobim? Këtë e dinë vetëm disa ekspert të huaj që vijnë në Shqipëri dhe marrin edhe fonde me “pseudo ekspertizë”-vijon drejtuesja e Open Data.

Madje sipas saj në 2017, Institucionet, Parlamenti dhe Partitë u asistuan nga ekspertët ndërkombëtar për financat e partive.

Raporti i ekspertëve nuk gjeti fatura dhe raportimi i PD-së ishte i saktë dhe bazuar në Kodin zgjedhor.

Në fund të procesit këta super ekspertët  hapën raportin e PD, kur PD kishte sekretar një nga ish drejtuesit më me eksperiencë të KQZ,  dhe gjetën fatura të 30 ditëve. Raportim i saktë ligjor bazuar në periudhë ligjore sipas Kodit Zgjedhor

-Në këtë rrëmujë modelesh për Financimin e Partive , Institucionet, Parlamenti dhe Partitë u asistuan nga ekspertët ndërkombëtar më “injorant” në legjislacionin për financim zgjedhor”-shkruan Brahaj.