Vendosni fjalën kyçe....

Emrat e propozuar në strukturat e PD-së, nga Vehap Kola te Julian Deda


Ditën e nesërme anëtarësia e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës do votojë për emrat e kandidatëve që do vazhdojnë në fazën tjetër.

Në listën me 140 emra nuk kanë munguar emrat të cilët kanë qenë deputetë në zgjedhjet e 2017 por listës i janë shtuar edhe emra që gjatë kohëve të fundit në rrjete sociale apo në debate televizive kanë dalë në mbrojtje të Partisë Demokratike.

Këta emra të cilët duket se ia kanë arritur të shpërblehen nga strukturat e PD-së për mbrojtjen që i kanë bërë.

Vehap Kola është një nga personazhet i cili prej shumë kohësh me analizat dhe debatet televizive ka qenë në krah të Partisë Demokratike dhe strategjisë së saj të ndjekur në opozitë.

Në listë vihet re edhe aktori i humorit Julian Deda i cili ka qenë edhe koordinator i PD-së më herët.

Por nuk kanë munguar edhe emra nga fusha e sportit. Në Kavajë strukturat kanë vendosur kandidimin e Andi Lilës i cili tashmë është kryetar i Sindikatës së Futbollistëve.

Nga bota e sportit vjen edhe Klodiana Shala, një sportiste e atletikës e cila është parë edhe më herët të angazhohet në PD.

Nga fusha e gazetarisë në Tiranë është futur në listë edhe Basir Çollaku, drejtues i Shijak Tv një televizion që njihet si media pranë së djathtës.

Kauza për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga Robert Budina, e ka shpërblyer atë me vendosjen në listën e kandidaturave të Tiranës.

Në listë është edhe Ahmet Prenci ish-drejtues i Policisë në qeverinë Berisha para vitit 2013.

Ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata nuk ka mbetur jashtë liste, strukturat janë kujdesur që të vendosin atë mes 140 emrave për Qarkun e Tiranës.

Këta dhe shumë kandidatë të tjerë ditën e nesërme do përballen me votën parapëlqyese të anëtarësisë të Tiranës.

Nga mënyra e votimit, anëtarëve iu lind e drejta që të konfirmojnë listën ose të qarkojnë emrin që nuk e duan në listën për në fazën tjetër./Hashtag.al

Lista e plotë: 

DEGËT E TIRANËS
Dega TIRANA 1
1. ALDO BUMÇI
2. BISLIM AHMETAJ
3. BLERINA ZYLFO
4. ENNO BOZDO
5. IZET HYSA
6. LILI SULA
7. RAMAZAN SHUSHKU

Dega TIRANA 2
1. ADRIAN TUFINA
2. AGIM PARLLAKU
3. BASIR ÇOLLAKU
4. BLERINA BANUSHI
5. BLERINA BROVINA
6. FLORJON MIMA
7. IVI KASO
8. MAJLINDA PRENDI
9. MIRELA TABAKU
10. SOKOL ALLARAJ

Dega TIRANA 3
1. AIDA SHEHU
2. ALFRED PLLUMBI
3. ANDRIN TAHIRI
4. ÇLIRIM GJATA
5. LEDIA SULA
6. LEDOR MARKU

Dega TIRANA 4
1. ERZEN BREÇANI
2. GENT STRAZIMIRI
3. KLAUDIA NEZIRAJ
4. MARK UKA
5. MIRGEN ZAÇELLARI
6. SOKOL PREÇI

Dega TIRANA 5
1. AGRON SHEHAJ
2. AKIL KRAJA
3. ALEKSANDER BIBERAJ
4. ARBEN KASHAHU
5. BESMIRA MANAJ
6. BESMIRA PETRITI
7. DORJAN TELITI
8. DURIM KRAJA
9. EDLIRA BEQIRI
10. ENDRIN GJIPALI
11. GENC POLLO
12. GERT BOGDANI
13. LEDIANA FRATARI
14. TEUTA STAROVA

Dega TIRANA 6
1. EDUARD HAJKO
2. FATBARDH KADILLI
3. INA ZHUPA
4. KLODIANA SHALA
5. MAJLINDA ZOÇA
6. ORNELDA ZEFI
7. SHPETIM AGOLLI

Dega TIRANA 7
1. ALBANA VOKSHI
2. ALFRED RUSHAJ
3. ARTAN POGONI
4. EDA SHULI
5. ERALD SHULLA
6. ERGES ESKIU
7. ETION KAPEDANI
8. JULIAN DEDA
9. RENALD RISTA
10. SAMI KOÇEKU
11. TAULANDA JUPI
12. ZAK TOPUZI

Dega TIRANA 8
1. ANILA JANI
2. ARTA SAKJA
3. ENI KASMI
4. GENTJAN MUÇA
5. ILIR PILKU
6. JORIDA TABAKU
7. NDERIM HORESHTA
8. TOMORR ALIZOTI
9. URAN ABAZI
10. VEHAP KOLA

Dega TIRANA 9
1. ALFRED PJETRI
2. ARBEN RISTANI
3. GRIDA DUMA
4. HASAN CANI
5. ILIRJAN LAÇI
6. ROBERT BUDINA
7. ZAMIRA BUSHATI

Dega TIRANA 10
1. BELIND KËLLIÇI
2. EDUARD KELMENDI
3. ENKELEIDA SALLAKU
4. ERVIN MINAROLLI
5. ILIR STOJKU
6. IRSIDA SHEHI
7. MATEO SPAHO
8. NADA KALLÇIU
9. SEBASTIANA BYTYÇI
10. ZHANETA NDREGJONI

Dega TIRANA 11
1. AHMET PRENÇI
2. ORJOLA PAMPURI
3. SUADA VATHI
4. VEBINA RESULI

Dega TIRANA 12
1. ETHEM AGA
2. FORCIM KOLA
3. GAZMEND DIBRA

Dega TIRANA 13
1. EMRI VATA
2. ELDONA SIPRI
3. KLODIAN LUZI

Dega TIRANA 14
1. BESIM KUKA
2. MIGENA KAZDEDA
3. TAHSIM MEMA

Dega TIRANA 15
1. HALIM KOSOVA
2. PETRIT SUDI
3. VATH TABAKU

Dega TIRANA 16
1. EDUART REXHA
2. FESTIM MAQINAJ
3. FLAMUR NOKA
4. ILIR ZMALAJ
5. MINUSHE LAZAJ

Dega RROGOZHINE
1. AGRON KAJA
2. EQEREM DELIU
3. SHKELQIM KALEMI
4. SOKOL GOSA
5. TOMOR BALLABANI
6. VLADIMIR MANUSHI

Dega VORE
1. ARDIAN XHAKONI
2. FIQIRI ISMAILI
3. HYSNI MARA
4. ISUF DEMIRXHIU
5. YMER MARKU

Dega KAMEZ
1. ALFRED HALILAJ
2. BILBIL BAJRAKTARI
3. DHIMITER VATA
4. MUNIR SHEHU
5. TOMORR KOTARJA
6. XHELAL MZIU
7. YLBER VATA

Dega KAVAJE
1. ANDI LILA
2. FISNIK QOSJA
3. MIRAZH SHKODRA
4. SHKELQIM HOXHA
5. SUZANA ARKAXHIU
6. PËRPARIM ÇAÇA

Dega PASKUQAN
1. AGRON HAJDARKOLA
2. ARMEND GJANA
3. HAVZI AHMATI
4. FATOS REXHA
5. FLAMUR HOXHA
6. XHELIL KOLECI


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *