Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Dosja e Autoritetit përrallë e montuar nga Erion Veliaj


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora, deklaroi se nuk mund të zhduket një dosje e Sigurimit sepse ka shumë elementë sigurie.

Ai tha se këto janë përralla dhe lojëra që janë bërë edhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës, ndërsa shtoi se vetë personi i përmendur në dosje e ka pranuar se është ai.

Nuk ke si ta zhdukësh dosjen. Të kesh qenë denoncues dhe të kesh bërë përgjime, duhet t’ia kesh bërë ndaj dikujt. E dyta këta duhet ta bësh me dikë me një operativ të Sigurimit dhe mbi të gjitha nuk zhduket sepse edhe po të ndodhë kjo gjë, janë disa dosje të tillë, dhe ka kartela, ajo nuk zhduket se ka 25 elementë sigurie”-deklaroi Meta.