Vendosni fjalën kyçe....

Mediet në Kosovë: Djali i Hashim Thaçit është aksidentuar me makinë


Në mediet në Kosovë ka qarkulluar lajmi se është aksidentuar me makinë këtë mëngjes, djali i presidentit Hashim Thaçi, Endriti.

Lajmi fillimisht u publikua nga Gazeta Shneta, e më pas qarkulloi edhe në media të tjera.

Gazeta Express më pas shkroi se ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin dhe policia e ka konfirmuar lajmin.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti.

Endrit Thaçi sipas medieve në Kosovë është në gjendje të mirë dhe ka dalë nga spitali pas trajtimit mjekësor.

Zyra e presidentit Thaçi nuk ka reaguar ende pas këtyre lajmeve, për të konfirmuar nëse janë të vërteta apo jo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *