Vendosni fjalën kyçe....

Alex Soros negocion takimin ndërmjet Erion Veliajt dhe Nancy Pelosit


Aleksandër Soros, djali i miliarderit George Soros ka arritur që të sigurojë një takim mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nansy Pelosi.

Një burim diplomatik i tha Hashtag.al se Veliaj prej disa ditësh ndodhet në SHBA.

Ai enkas ka dashur që ndërsa protestohej për inceneratorët të zhvillonte aktivitete që e paraqisnin atë si dikush që ka mbështetjen e rangjeve më të larta amerikane.

Burimi informon se Alex Soros ka arritur t’ia sigurojë takimin që me shumë gjasa do të zhvillohet në 24 orët në vijim.

Partia e Lirisë protestoi më 13 shtator te inceneratori i Tiranës kundër aferës, duke akuzuar direkt Erion Veliajn si personin që firmosi për ndërtimin e impiantit të djegies së mbeturinave. SPAK ka nisur një hetim për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë për atë të Elbasanit dhe Fierit ka çuar pas hekurave, ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako./ Hashtag.al