Vendosni fjalën kyçe....

Sulm kibernetik ndaj Portugalisë, vidhen dokumentet sekrete të NATO-s, dalin për shitje në rrjet


Agjencia e Shtabit të Forcave të Armatosura të Portugalisë (EMGFA) ka pësuar një sulm kibernetik që dyshohet se ka lejuar vjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të NATO-s, të cilat tani po shiten në rrjet.

EMGFA është agjencia qeveritare përgjegjëse për kontrollin, planifikimin dhe operacionet e forcave të armatosura të Portugalisë.

Agjencia e kuptoi se pësoi sulm kibernetik pasi hakerët postuan mostra të materialit të vjedhur në rrjetin e errët, duke ofruar shitjen e skedarëve tek individët e interesuar.

Agjentët amerikanë të inteligjencës kibernetike vunë re shitjen e dokumenteve të vjedhura dhe njoftuan ambasadën e SHBA në Lisbonë, e cila nga ana e saj paralajmëroi qeverinë portugeze për shkeljen e të dhënave.

Menjëherë, një ekip ekspertësh nga Zyra e Sigurisë Kombëtare (GNS) dhe qendra kombëtare e sigurisë kibernetike të Portugalisë u dërguan në EMGFA për të kryer një kontroll të plotë të të gjithë rrjetit.

Historia doli në dritë nga organizata lokale e lajmeve Diario de Noticias, e cila pretendon se ka konfirmuar vlefshmërinë e informacionit nëpërmjet burimeve të paidentifikuara pranë hetimeve në vazhdim.

Këto burime i thanë gazetës se dokumentet e zbuluara janë të ‘rëndësisë ekstreme’, kështu që shpërndarja e tyre mund të shkaktojë një krizë me besueshmërinë e vendit në aleancën ushtarake.

“Ishte një sulm kibernetik i zgjatur në kohë dhe i pazbulueshëm, nëpërmjet bots-ave të programuar për të zbuluar këtë lloj dokumentesh, të cilat më vonë u hoqën në disa faza.” – tha një nga burimet e DN.

Deri më sot, asnjë deklaratë zyrtare nga shteti portugez nuk është dhënë për këtë temë, por presioni për një konferencë nga opozita politike po rritet pas zbulimeve të DN.

BleepingComputer ka kontaktuar zyrën e Kryeministrit të Portugalisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe EMGFA po deri më tani nuk ka marrëë përgjigje.