Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, SHBA-ja i vë sanksione Ministrisë e ministrit të Inteligjencës së Iranit


Departamenti Amerikan i Thesarit i ka vendosur sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencvës së Iranit pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë.

Po kështu sanksione janë vendosur edhe ndaj ministrit të Inteligjencës, Esmaeil Khatib.

Dy ditë më parë, kryeministri Rama njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se hetimet e thelluara kishin zbuluar se prapa sulmit kibernetik të 15 korrikut ndaj Shqipërisë qëndronte Irani.

Ai theksoi se Shqipëria kishte vendosur ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhenieve diplomatike me Iranin dhe i dha kohë stafit të ambasadës të largohej brenda 24 orësh. Ditën e djeshme, punonjësit e ambasadës iraniane në Tiranë u larguan nga vendi ndërsa godina u mor në dorëzim nga policia.

Pas deklaratës së kryeministrit Rama pati reagim të menjëhershëm edhe nga Shtëpia e Bardhë, ambasada amerikane në Tiranë e sekretari i NATO-s.

Ata e dënuan sulmin ndërsa shprehën mbështjen për Tiranën zyrtare duke theksuar se Irani do duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin kibernetik.

Irani nga ana e tij e quajti veprimin e Tiranës dritëshkurtër e si të nxitur nga SHBA-ja e Izraeli.