Vendosni fjalën kyçe....

Tentojnë të vjedhin bankomatin në Kamëz, por bie alarmi


Disa persona kanë tentuar të grabisin një bankomat në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në një banke të nivelit të dytë pranë Bulevardit Blu në Kamëz.

Disa persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të hapin bankomatin me mjete të forta, por pasi ka rënë sistemi i alarmit, ata janë larguar pasi policia ishte nisur për në vendngjarje.

Ky është rasti i dytë për këtë vit, pas rastit në Urën Vajgurore, ku disa persona shpërthyen me eksploziv banomatin në një bankë të nivelit të dytë dhe morën prej aty një shumë prej rreth 5 milionë lekë të vjetra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *