Vendosni fjalën kyçe....

Afera e inceneratorëve, Kryemadhi thirret në SPAK


a

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është thirrur ditën e sotme të dëshmojë në Prokurorinë e Posaçme për aferën e inceneratorëve.

Mësohet se Kryemadhi është thirrur në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranë në orën 10:00.

Thirrja e Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës pak ditë pas denoncimit më të fundit të saj ku tregoi se në Sharrë kryhet vetëm groposje.

Kryemadhi përveç denoncimit më të fundit, dërgoi në SPAK edhe denoncimin me faturat fiktive dhe mashtrimin me skemën e TVSH-së të kompanive të lidhura me koncesionarët e inceneratorëve.