Vendosni fjalën kyçe....

Rama përplaset me kreun e Konfindustrisë: Histori folklori, energjia na kushton sa frëngu pulën, me Skavicën fitojmë pavarësinë


Në takimin e sotëm me kryeministrin Edi Rama, kreu i Konfidustrisë Gjergj Buxhuku ia tha kreut të qeverisë në sy se kontrabanda e karburantit në vendin tonë është bërë shkak për rritjen e çmimit.

Gjatë bashkëbisedimit, Buxhuku tha se kriza duhet të ishte menaxhuar më shpejt dhe se Shqipëria mund të ishte e pavarur nga tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Buxhuku duke folur për çmimin e karburantit në vend tha se “janë të gjitha mundësitë që duke eliminuar kontrabandën masive, por edhe duke përpunuar naftën bruto që prodhohet në vendin tonë, të realizohet ulja e çmimeve dhe barrës fiskale”.

Më pas Buxhuku për sistemi energjetik shqiptar tha se ka 20% kapacitete më shumë se konsumojmë, moment kur nisi përplasja me Ramën.

Në përgjigjen e tij, Rama tha se kjo është e pavërtetë ndërsa më pas vijoi të thotë se synon që në vitin 2030 Shqipëria të bëhet vend eksportues i energjisë elektrike.

DISKUTIMI:

Gjergj Buxhuku: Janë të gjitha mundësitë që duke mënjanuar kontrabandën masive, ulja e çmimeve të përballohet por të dalim edhe plus. Mjafton të luftohet kontrabanda masive në karburant. I kemi mundësitë. Duhet të ishte punuar më shpejt sepse kriza u shpall para një viti, që ne duke qenë se jemi të pavarur nga tregjet ndërkombëtare të energjisë, jo vetëm të përballonin por nëse do ishim të aftë mund të kishim fituar epërsi strategjike.

Ia kam paraqitur ministrave të Financave sepse ju nuk keni ministër ekonomie të mirëfilltë. Jemi në prag të negociatave të kapitujve për anëtarësim në BE. Ju keni marrë nismat për tregjet rajonale. Do të kërkoja që të mos bëjmë paraqitjen duke nënshkruar me sy mbyllur marrëveshjet tregtare që na i vënë përpara të tjerët. Shumë sektorë industrialë në Shqipëri nuk janë hapur prej këtyre marrëveshjeve që janë nënshkruar me sy mbyllur. Do të kërkoja nga ju që t’i kushtonit rëndësi të madhe kësaj në mënyrë që në tavolinat me partnerët tuaj për hapjen e tregjeve rajonale të jemi të përgatitur dhe jo vetëm për një paraqitje televizive. Pasojat janë si ato bombat me sahat. Serbia nuk është tregtar i OBT-së sot e kësaj dite. Jo më kot. Mund t’ia bëni partnerëve tuaj këto pyetje.

Edi Rama: Kjo është një gjë që e dëgjoj shpesh por nuk ka asnjë bazë.

Gjergj Buxhuku: Kjo është një temë e gjatë dhe unë mund të jap një përgjigje nëse keni durim. Përgjigja e shkërtër është që sistemi energjetik shqiptar ka 20% kapacitete më shumë se konsumojmë.

Edi Rama: Kjo është 100% e pavërtetë. I dashur ky nuk është opinion. Tani e kuptova në rregull, të falenderoj për argumentin.

Gjergj Buxhuku: Kjo ishte njëri argument. I dyti është fakti i menaxhimit të sistemit ka problematika. Duke filluar nga viti 2021 ju e keni të qartë që problematikat janë të mëdha, por ky nuk është momenti.

Edi Rama: Unë kam të qartë një gjë të tjerët që falë menaxhimit të sistemit po e përballojmë goditjen.

Gjergj Buxhuku: Dakord. Unë mendoj ta lë me kaq.

Edi Rama: Unë me qëllim të pyeta. Është e rëndësishme të bëhet ky diskutim sepse ka shumë folklor në këtë temë dhe shumë paqartë dhe mjergull si rezultat i folklorit. Shqipëria nuk prodhon edhe në vitin e saj më të mirë. Sepse nuk ka mundësi ta prodhojë të gjithë energjinë që konsumon. Shqipëria nuk është e pavarur në burimet energjetike.

Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet të dalë në treg dhe duhet t’i nënshtrohet logjikës së çmimeve të rritura në mënyrë katastrofike në tregun ndërkombëtar. Ajo që ne po bëjmë është zbatimi hap pas hapi për ta pavarësuar Shqipërinë në aspektin energjetik dhe për ta kthyer brenda vitit 2030 në eksportues. Ky është objektivi dhe për këtë arsye po ecim me ndërtimin e Skavicës. Mungesa e saj është një nga arsyet pse ne nuk jemi të pavarur në aspektin energjetik. Këtë se kisha dëgjuar kurrë se ne kemi 20% më shumë se nevojat për energji. Me Skavicën do të menaxhojmë kapacitetet tona hidrike. Nuk do dalim aq sa dalim në tregun ndërkombëtar në periudhën e thatë se do përdorim ujin që do të mbledhim gjatë dimrit. Sivjet është viti i katërt radhazi me efekt negativ në asketin e reshjeve gjë që përsëri ndikon në balancën tonë energjetike. Dhe vetëm me hidron nuk ia dalim dot. As vetëm me Skavicën, ndaj po investojmë në energji diellore dhe hapëm ankandin e parë të erës. Në mënyrë që të diversifikojmë. Nuk jemi ne aty për këtë arsye na kushton energjia sa frëngu pulën.