Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Balluku konfirmohet me koronavirus


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është infektuar me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e ministrisë që ajo drejton, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Sipas njoftimit, ministrja Balluku është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur në karantinë.

 “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftim.