Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni për katet pa leje, Berisha: Licencë për të gjithë trafikanët e drogës


Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sot për aksionin e qeverisë për të konfiskuar katet dhe metrat e ndërtuara pa leje në gjithë vendin.

Sipas tij, ky aksion shërben si “licencë” për trafikantët e drogës të pastrojnë paratë duke blerë katet shtesë.

“Edi Rama ka filluar betejën me katet, kjo është licencë për të gjithë trafikanët e drogës të porosisin kate shtesë dhe t’i blejnë pasi të ndërtohen.

Trafikantët në tërësi shopingu i tyre më kryesor janë katet e pallateve, nuk blejnë apartamente, blejnë kate, lumenjtë e drogës blejnë katet dhe ky u hap rrugën për të blerë katet se nuk lahen dot ndryshe paratë.

Ky bën pasportën e artë nga ana tjetër, kriminelë e trafikantë me para të gjithë botës bashkohuni në Shqipëri, e bën amnistinë fiskale për të falimentuar qindra mijëra biznese të ndershme në Shkodër e Shqipëri.”– tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Shkodër.