Vendosni fjalën kyçe....

Durrës, shiu i rrëmbyeshëm përmbyt rrugët, vështirësi për mjetet dhe këmbësorët


Një rebesh i pazakontë shiu ka “pushtuar” Durrësin gjatë ditës së sotme.

Sipas raportimeve në media, ujërat kanë vërshuar në rrugë.

Nga reshjet, zona përreth stadiumit është bërë e pakalueshme nga makinat dhe këmbësorët.

Ujërat kanë nisur të vërshojnë edhe mbi trotuare. Sistemi i kanalizimeve nuk përballon dot ujërat e shiut që zbresin nga kodrat e qytetit.