Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Pogradec, humb jetën 80-vjeçari


Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë në Pogradec pas një aksidenti me makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Memëlisht orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa viktima me iniciale F.Z. ka qenë bashkëudhëtar në mjetin tip ‘Citroën’ që drejtohej nga 58-vjeçari me iniciale Y.M.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit ‘Citroën’ dhe atë të mjetit ‘Mercedes’, 46-vjeçarin me iniciale D.Y.

Njoftimi

“Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”