Vendosni fjalën kyçe....

Flamur Noka ka dijeni mbi aktivitet kriminal: Basha dhe Bardhi i kanë vënë gjoba oligarkëve


Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania ka akuzuar ish-kryetarin Lulzim Basha dhe deputetin demokrat, Gazment Bardhi për gjobvënie.

Noka me këtë deklaratë e klasifikon automatikisht veten si person që ka dijeni mbi një aktivitet kriminal pasi është person që ka qëndruar për vite me radhë pranë Bashës dhe Bardhit.

Noka u shpreh se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.

Sipas tij, me ardhjen në krye të Sali Berishës, Partia Demokratike ka sulmuar çdo aferë korruptive.

Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin. A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës?

Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur”, tha Noka.