Vendosni fjalën kyçe....

“Zonja Kushi, këto libra do u jepni fëmijëve tuaj?”-Denoncimi i PL-së për gjendjen e teksteve falas


Partia e Lirisë ka denoncuar sot përballë ministrisë së Arsimit gjendjen e lirbave falas që do të marrin nxënësit të cilët ditën e hënë nisin vitin e ri shkollor.

Ish- deputetja dhe pedagogia Miranda Rira ka treguar para kamerave librin e Gjuhës Shqipe, i cili ishte i zhgarravitur dhe i grisur.

“Në qeverisjen e tyre të tretë ku e kanë arsimin falas? Se këto tekste të përdorura, të zhgarravitura nuk janë tekste falas. Si mund një fëmijë në klasë të tretë të kultivojë njohuri të reja me një tekst që është zhgarravinë? Ky tekst e demotivon fëmijën, mësuesin, e ajo që është më kryesorja krijon në klasa grupe paralale se unë e jam e sigurt si çdo prind, sakrifikojnë dhe Gjuhën Shqip do e blejjnë të re se ky tekst nuk mund të përdoret përgjatë një viti.

Ku e kanë arsimin falas? Kjo është luga bosh që u japim sot ne fëmjëve shqiptarë. Fëmijët s’kanë vetëm nevojë për teskte, por për ngjyra, çantën, atletet, kostoja është shumë e lartë. Propaganda për një arsim falas me libra të shkatërruar është bajate të cilës po i vjen fundi. Ju zonja Kushi këto libra do përdorni për fëmijët tuaj?”- tha ish-deputetja.