Vendosni fjalën kyçe....

Me pistoletë pa leje brenda në lokal, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë


Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi mbante një armë pa leje me vete teksa qëndronte brenda një lokali në rrugën “Njazi Mela” në Tiranë.

Shtetasit A.B, iu sekuestrua pistoleta dhe një mjet prerës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Njazi Mela”, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë)”-njofton policia.