Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohen 4 persona


Një automjet tip “Toyota” ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në kanal në aksin Levan-Tepelenë.

Raportohet se 4 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Në drejtimin e mjetit ka qenë një femër. Kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër.