Vendosni fjalën kyçe....

Evertoni ndal Liverpulin në derbin e qytetit


Rivalët lokal, Evertoni dhe Liverpuli, kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “Goodison Park”, përfundoi baras dhe pa gola.

Vendasit ia dolën të shënonin gol në minutën e 69-të përmes Conor Coady, por ky gol u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtëloje.

Liverpooli pas këtij barazimi ka nëntë pikë dhe momentalisht renditet i pesti në tabelë, kurse Evertoni ndodhet në pozitën e 14-të me katër pikë.

Vlen të theksohet se skuadra e drejtuar nga Frank Lampard ende nuk ka regjistruar fitore këtë sezon, derisa për këtë skuadër ishte barazimi i katërt radhazi.