Vendosni fjalën kyçe....

“Sa më shumë i dëgjon, aq më shumë e kupton se ndryshimi është te pragu i derës”- Meta me të rinjtë në Jalë


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një foto nga bashkëbisedimet e tij me të rinjtë e forumit rinor gjatë kampit në Jalë.

Ai shprehet se sa më shumë i dëgjon, aq më shumë e kupton se ndryshimi është te pragu i derës.

“Sa më shumë i dëgjon këta të rinj të zgjuar dhe të vendosur, aq më shumë e kupton se ndryshimi është te pragu i derës.”– shkruan Meta.

Pak më herët Meta publikoi një mesazh drejtuar të rinjve, të cilëve iu tha se se ata janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara dhe për të rrëzuar diktaturën.

“Të rinjtë janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara.

Janë fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur nga korrupsioni dhe perversiteti.”- shprehej ish-presidenti.