Lypja është një pamje që mund ta shohësh rëndom në shumë vende të botës.
Por një lypës në një vend aziatik është bërë personazh në rrjetet sociale pas publikimit të videos së tij. Ai i afrohet një makine duke i kërkuar drejtueses së mjetit të holla.
Ajo pasi ul xhamin nxjerr kuletën dhe i thotë lypësit se ka me vete vetëm karta krediti. Në këtë çast lypësi i kthehet duke i thënë se pranon edhe karta krediti dhe se ka një makinë për to.
Shoferja e habitur i kërkon pajisjen dhe lypsari e nxjerr nga çanta ku e kishte futur dhe ia tregon duke e bërë drejtuesen e mjetit të shpërthejë në të qeshura.