Vendosni fjalën kyçe....

“Më nxirrni që këtu” – Këngëtari i njohur turk i bllokuar në makinë pas përplasjes me një kamion, kalimtarët ndihmojnë të shuajnë flakët e mjetit (PAMJET)


Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Bodrum.

Sipas medieve turke, këngëtari ndodhej në makinë me tre persona të tjerë në momentin kur ndodhi aksidenti.

Artisti kishte një koncert këtë mbrëmje dhe ishte rrugës për atje, por në një moment mjeti i tij ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kamion.

Pas aksidentit thuhet se automjeti me të cilin udhëtonte Ibrahim Tatlıses është përfshirë nga flakët, por kanë ndërhyrë shpejt qytetarët që kaluan pranë.

Artisti thuhet se ka mbetur i bllokuar në automjet dhe forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca i kanë shkuar në ndihmë.

Tatlıses sipas medieve është i vetëdijshëm dhe i aftë të flasë.

“Më nxirrni nga këtu me vinç bashkë me automjetin. Pastaj mund të më nxirrni në një zonë të mirë.”– thuhet se u ka thënë ai zjarrfikësve. Ndërkohë ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e personave të tjerë të përfshirë në aksident.