Vendosni fjalën kyçe....

Shkëputet masivi shkëmbor në zonën e Jonufrës në Vlorë, krijon probleme me trafikun


Foto: Shqiptarja.com

Një masiv shkëmbor është shkëputur në zonën e Jonufrës, në Vlorë. Fatmirësisht nuk shkaktuar dëme materiale apo në njerëz.

Edhe më herët ka pasur problematika të ngjashme në këtë zonë, të cilat vijnë si shkak i erozionit dhe ndërtimeve në zonë. Deri më tani nga autoritet nuk është marrë asnjë masë parandaluese, raporton Shqiptarja.com.

Shkëputja e masivit shkaktoi trafik në aks, duke bërë që trafiku të kalojë në një korsi kalimi.