Vendosni fjalën kyçe....

Flakët përfshijnë zonën e mbrojtur të Zvërnecit


Një vatër zjarri është raportuar në zonën e Mbrojtur të Zvërnecit.

Zjarri ka rënë në vendin e quajtur ‘Hunda e Plakut’.

Menjëherë pas rënies së zjarrit është lajmëruar Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës.

Ndërsa drejt vendit ku ka rënë zjarri është dërguar zjarrfikësja dhe katër efektivë.