Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Tiranë, taksia përplaset me dy automjete të tjera


Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në zonën e Selitës në Tiranë, ku janë përfshirë 1 taksi dhe 2 makina të tjera.

Nga aksidenti nuk ka persona të plagosur, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë dhe ambulanca janë të pranishme në vendngjarje për të menaxhuar situatën, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.