Vendosni fjalën kyçe....

Rama poston foto me Erdoganin: Takim vëllazëror, folëm për përballimin e dy sfidave më të mëdha të kohës


Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, kryeministri Edi Rama është takuar në Ankara me presidentin turk Recep Tayip Erdogan.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një foto me Erdoganin ndërsa shtrëngojnë duart.

Ai thotë se kanë diskutuar për projekte për përballimin e dy sfidave më të mëdha të kohës.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdogan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të madhe të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.”- shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama ka mbërritur në Turqi ditën e djeshme për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku garon edhe një skuadër nga Shqipëria.

Ai tregoi se është ftuar nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan për ceremoninë, por përveç kësaj, kishin edhe një takim të rëndësishëm pune për projektet e përbashkëta.