Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthime me tritol në Yzberisht dhe në Kamëz, raportohen dëme materiale


Dy shpërthime me tritol kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Yzberisht dhe në Kamëz.

Shpërthimi i parë në Yzberisht ka ndodhur para banesës së shtetasit me iniciale A.A., pa shkaktuar dëme.

“Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘Kujtesa’ në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thotë policia.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur në Kamzë, ku është dëmtuar porta e shtetasit me inicialet M.Z.

“Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘3 Dëshmorët’, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., dyshohet se shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thotë policia.