Vendosni fjalën kyçe....

S’kanë të sosur tragjeditë në familjen e Emiliano Sala, motra e ish-sulmuesit tenton të vetëvritet


Duket se për familjen e Emiliano Sala nuk ka qetësi. Dy vjet pas vdekjes së futbollistit pas aksidentit ajror, mediet argjentinase raportojnë se motra e tij Romina Sala ka tentuar të vetëvritet.

29-vjeçarja është e shtruar në spital në Spitalin Krahinor “Dr. José María Cullen” të kryeqytetit, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Romina u gjet në shtëpinë dy net më parë, nga një mikeshë, me të cilën komunikoi përmes “WhatsApp”. Disa minuta më vonë, shoqja ishte në gjendje të hynte dhe e gjeti atë të zbehur. Ajo menjëherë telefonoi 911, dhe e reja u dërgua me autoambulancë në spital.

 “Ajo është në një aparat respirator dhe gjendja e saj është kritike. Ata po punojnë me një grup të rëndësishëm specialistësh, duke u përpjekur t’i shpëtojnë jetën.”- pranoi një mjek për La Nacion.

Romina ishte ajo që u kujdes për të udhëtuar në Cardiff në janar të vitit 2019, kur u mësua se aeroplani me të cilin udhëtonte Emiliano humbi të gjitha kontaktet me aeroportet në zonën afër Kanalit Anglez. Kjo ndodhi në datën 22 Janar të atij viti. Ditë më vonë u gjet avioni i shkatërruar dhe një trup brenda tij, i cili u zbulua të ishte ai i futbollistit.

Familja e futbollistit është ende në pritje të përgjigjeve mbi atë çfarë ka ndodhur. Në një hetim të parë, u zbulua se as piloti dhe as avioni nuk kishin licencën e kërkuar për të kryer fluturime tregtare. Pak para aksidentit, Sala u kishte dërguar miqve të tij mesazhe nga telefoni i tij celular ku u shprehej se kishte frikë se avioni do të rrëzohej.

Më 26 Prill, tre muaj pas vdekjes së Emiliano-s një tjetër tragjedi ndodhi për familjen Sala. Babai i futbollistit Horacio Sala, ndërroi jetë.